Mesazh i kriptuar për Berishën nga NënSekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland: Kujdes Sali, ke prekur vijat e kuqe!
Pas Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka ardhur tjetër reagim nga Uashingtoni.
Siç duket nuk u mjaftuan me Escobar, por doli sot një zë më i fortë nga DASH.
Ambasada Amerikane në Tiranë publikon sot një mesazh të fortë të Nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.
Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA citon zyrtaren e lartë amerikane, e cila thekson se “Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”.
Mesazhi vjen i kriptuar për ish-kryeministrin Berisha, pas protestës së 8 janarit të këtij viti.
Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha nuk heq dorë deri në marrjen e Selisë Blu dhe largimin e Lulzim Bashës, mesazhi amerikan vjen në mënyrë diplomatike: Kujdes Sali! Ke prekur vijat e kuqe!

KOHA JONË SONDAZH

