Mesazh urgjent nga ambasadori i SHBA-së në Izrael për punonjësit e ambasadës: Nëse doni të largoheni, bëjeni tani

Shqetësimi global mbi mundësinë e një sulmi amerikan ndaj Iranit po rritet. Ambasadori amerikan në Izrael i dërgoi një mesazh anëtarëve të misionit diplomatik amerikan në vend, “nëse doni të largoheni, bëjeni tani”.

“Qëllimi juaj duhet të jetë të siguroni një vend për çdo destinacion ku mund të vazhdoni udhëtimin tuaj për në Uashington, por përparësia juaj e parë duhet të jetë largimi nga vendi shpejt.  Nuk ka nevojë për panik, por për ata që duan të largohen, është e rëndësishme të planifikojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi diplomati amerikan në emailin e tij sipas New York Times. Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një prani të konsiderueshme ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërkohë që vazhdojnë negociatat me Iranin mbi programin e tij bërthamor.
Irani ka kërcënuar të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, dhe Izraeli mund të përfshihet në një konfrontim ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Disa vende kanë filluar tashmë të evakuojnë familjet e stafit të tyre diplomatik, si dhe personelin jo-thelbësor, nga pjesë të Lindjes së Mesme ose u rekomandojnë qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet në Iran.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?