FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës vijojnë protestën kundër ndërtimit të një e resorti turistik në Baks-Rrjoll.

Prej disa javësh banorët po protestojnë kundër ndërtimit të resortit, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

Gjatë protestës së sotme, sipas medieve ka pasur përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë, pasi këta të fundit i ndaluan që të futen në kantierin e ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat raportojnë se dy qytetarë kanë mbetur të lënduar nga përplasjet. Ata shprehen se e kanë me letra tokën dhe nuk do ta lejojnë të ndërtohet resorti në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?