Mesazhet e koduara të Tahirit: ”Shefi i madh” është Rama
Në orën 16:00 Gjykata e Krimeve të Rënda do të marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëse do ta dënojë ose do ta lirojë nga akuzat. Gjatë seancës, ish-ministri Tahiri ka shfaqur disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet pse sipas tij asnjëri prej tyre nuk janë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.
Në gjyq ai ka thënë edhe se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim dhe me t’u kthyer, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare. ”Në raport me krimin, unë dhe Rama nuk jemi shefi i madh por në raport me politikën ai është shefi i im i madh”.
Procesi është ndjekur nga edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe sot në sallën e gjyqit. Madje, seanca e sotme është ndjekur ka ngjallur edhe interesin e medieve të huaja, të cilat kanë ndjekur këtë proces.
KOHA JONË SONDAZH

