Mesazhet mafioze në Vlorë, 11 mjete të djegura në tre muajt e parë të vitit

Dy automjete u dogjën këtë javë në Vlorë, duke e çuar në katër numrin e ngjarjeve dhe në 11 atë të makinave të shkrumbuara vetëm për tre muajt e parë të këtij viti.

Së bashku me shpërthimet me tritol pa pasoja në njerëz konsiderohen si atentate paralajmëruese në Vlorë.

Në 2 vitet e fundit janë shënuar 23 të tilla, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në asnjë rast hetimi nuk ka përfunduar me autorë të arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

RTV Ora mëson se Policia e Vlorës nuk ka hetues të specializuar në këtë fushë ndërsa pengesë është edhe fakti se laboratori i vetëm për gjurmë daktiloskopike ndodhet në Tiranë.

Nga ana tjetër, as objektivët e këtyre sulmeve nuk tregohen bashkëpunues.

Hetuesit argumentojnë se djegia e makinave apo vendosja e tritolit janë mesazhe të koduara që lënë pak gjurmë dhe nuk mund të zbardhen pa bashkëpunim.

RTV Ora – Mesazhet mafioze në Vlorë, 11 mjete të djegura në tre muajt e parë të vitit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?