Mesazhi- Drejtoresha u kërkon mësuesve të bëjnë komente pozitive tek Rama
Kryeministri Edi Rama, për rreth 2 orë ka zhvilluar një “Dialog me studentët”, nga faqja e tij zyrtare në Facebook, por që është komentuar shumë jo vetëm në rrjetet sociale por edhe medie, pasi gjatë kohës që kryeministri fliste, po qarkullonin mesazhe, ku FRESSH, jo vetëm u kërkonte anëtarëve të bënin rolin e studentëve apo edhe të bënin komente pozitive, por edhe u sugjeroheshin mesazhet.
Pas kësaj, të tjera mesazhe sa vijnë e publikohen, duke akuzuar Kryeministrin se ka orkestruar gjithçka.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar së fundmi një mesazh që drejtoresha e shkollës “At Zef Pëllumi” në Tiranë, u ka dërguar mësuesve, që këta të fundit të bënin komente pozitive në adresë të Kryeministrit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan:
“SKANDALI!!!
Jo vetëm FRESH-i
Lindita Nikolla ka urdhëruar mësues e drejtorë shkollash të bëjnë komente ndërsa Kryeministri bënte monologun e përcartur . . .
Më poshtë mesazhi i shpërndarë nga Anila Barxho, Drejtoresha e Shkollës at Zef Pëllumbi në Tiranë për mësuesit.
Protestën Rama e do të depolitizuar…arsimin jo…”
Kujtojmë se studentët pas 6 ditësh proteste para Ministrisë së Arsimit, kanë paralajmëruar se nesër do të “paraizojnë” trafikun në të gjithë Tiranën, ndërsa i kanë dhënë kryeministrit ultimatum deri në orën 16:00, në të kundërt protesta e tyre do të zhvendoset para Kryeministrisë.

KOHA JONË SONDAZH

