Mesazhi i Ambasadës Amerikane para protestës: Tregoni kujdes në këto 4 zona
Pak minuta përpara se të fillojë protesta e opozitës në Tiranë, Ambasada Amerikane u ka dërguar nga një mesazh qytetarëve të saj në vendin tonë.
Në mesazh kërkohet nga amerikanët që të tregojnë kujdes në katër zona të kryeqytetit: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Zogu i Zi, Qyteti Studenti dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’.
Ambasada thekson se nuk dihet kohëzgjatja e protestës dhe se protestuesit mund të shpërndahen në zona të tjera. “Rreziku për dhunë ekziston. Demonstrata të ngjashme janë kthyer së fundmi në të dhunshme dhe kanë rezultuar me dëmtime të protestuesve dhe policëve”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës.
Protesta e opozitës do të nisë në orën 11:00, ku qytetarët do të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, i akuzuar për lidhje me krimin dhe oligarkët.
KOHA JONË SONDAZH

