Mesazhi i At Fishtës më aktual se kurrë: Shqyptarët dhe Shqypnija janë … si i don armiku
Një lexues i drejtohet gazetës me një pjesë të shkëputur nga një libër i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, për të përshkruar situatën aktuale që po kalon Shqipëria.
“Po e mbyll komunikimin tim me lexuesin për sonte me një pjesë të shkëputur nga libri i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, me titull “Mosmarrëveshja”, (me shënimin: Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten”.
Në këtë libër, Ismail Kadare, na tregon se më shumë se 100 vjet më parë, (më ekzakt, në vitin 1914), poeti ynë i mirënjohur Gjergj Fishta kishte shkruar dramën e tij të shkurtër me titull: “Nën hajat të Parrizit (Parajsës)”, me dy personazhe kryesore, Skënderbeun dhe Djallin. (Vazhdon)
Te porta e Parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme:
Skënderbegu: “Si janë, pra, shqyptarët dhe Shqypnija?”
Djalli: “Si janë?…Si i don armiku!”
Gjergj Fishta i shkroi këto skena në 1914, pra dy vjet pasi Shqipëria ishte krijuar si shtet. Sot një shekull e më shumë më pas, drama e Gjergj Fishtës tingëllon më aktuale se kurrë”, shkruan populli në rrjetet sociale.