Mesazhi i Hahn për 15 vjetorin e zgjerimit: BE dhe Ballkani më të fortë së bashku!

Në 15 vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn vlerëson se është koha për finalizimin e këtij projekti historik duke integruar dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në twitter, Hahn shkruan: “Sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë realitet dhe tani është koha për të parë përpara dhe për të finalizuar projektin historik të Bashkimit Europian duke integruar Ballkanin Perëndimor”.

Hahn shprehet i sigurt se me përpjekje të përbashkëta nga të dyja palët do të jetë gjithashtu një histori suksesi, për BE dhe Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më të fortë së bashku!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?