Mesazhi i Jozefina Topallit: “Midis epsheve, lakmitarëve dhe zhgarravinave…”

Kordinatore Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka ndarë në mediat sociale një mesazh një foto të saj duke dalë nga shtëpia muze e Dante Aligerit, foto të cilën e ka shoqëruar më mesazhin “Ndërmjet epshorëve, llupësve, koprracëve dhe shpërdoruesve, zemërakëve dhe përtacëve, heretikëve, të dhunshmëve, mashtruesve dhe tradhtarëve.”, shkëputur nga “Ferri” i “Komedia Hyjnore”.

Duke e vendosur veten jashtë shtëpisë-muze të Dante Alighierit dhe duke cituar një varg që përshkruan mëkatarët e “Ferrit”, Jozefina Topalli, sulmon një realitet që i ngjan skenarëve të errët të “Komedisë Hyjnore”. Sipas asaj që do të thotë citimi i Dantes nga Topalli, Shqipëria është katandisur në një Ferr modern, i mbushur me politikanë dhe aktorë publikë që mishërojnë kategoritë e mëkatit të Dantes.

Duke përdorur këtë citim, ajo, në mënyrë indirekte, i vendos shumë figura të politikës shqiptare në këto kategori, “Epshorët dhe llupësit”, ata që nuk ngopen me pushtet dhe privilegje. Për të vijuar me “Koprracët dhe shpërdoruesit”, me të cilën ajo sulmon ata që po zhvasin pasurinë e shqiptarëve në këmbim të përmbushjes së ambicieve të tyre politike.

“Zemërakët dhe përtacët”, citon Topalli, Danten nga “Ferri” duke fshikulluar ata që sundojnë përmes urrejtjes ose janë të paaftë të sjellin ndryshime. Kësaj nuk i shpëtojnë edhe atyre që vegjetojnë nën hijen e PD-se, ose edhe atyre që në këtë përçarje, duke ikur po tentojnë të marrin nga elektorati blu për kapitalin e tyre politik.

“Heretikët, të dhunshmit, mashtruesit dhe tradhtarët” përfundon fraza e Dantes që Topalli ka zgjedhur si armë sulmi politik për politikanët që manipulojnë publikun, përdorin forcën për të mbajtur pushtetin ose tradhtojnë popullin e tyre, duke shitur pasurinë dhe vlerat e saja historike, ekonomike dhe shpirtërore për llogari përfitimesh.

Si Koordinatore për Diasporën, ky mesazh i Jozefina Topallit është padyshim një thirrje për shqiptarët jashtë vendit që të mos bëhen pjesë e këtij sistemi të korruptuar. Diaspora shpesh shihet si një forcë e re për ndryshim, ndaj ky mesazh mbetet një përpjekje për të krijuar ndjesinë e një opozite morale ndaj realitetit shqiptar.

Albert Vataj

SHKARKO APP