Mesazhi i këngës së shqiptarit që fitoi Sanremon dhe u kthye hit në 4 ditë

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, kanë triumfuar në Festivalin e Sanremo-s në Itali.

Në komentin e parë pas marrjes së çmimit, Ermal Meta tha se ja dedikonte këtë fitoren precedentit të tij dhe  “atyre që më mbështetën, kur shumë të tjerë mendonin se nuk do ja dilja”.

Përveç çmimit të parë, Ermal Meta dhe Moro, fituan dhe çmimin “Tim Music” në Sanremo 2018. Ky çmim jepet për këngën që është dëgjuar më shumë në rrjetet sociale dhe youtube. Në vetëm dy ditë kënga e tyre arriti në 4 milionë klikime duke u bërë një hit i padiskutueshëm në Itali, por jo vetëm.

Kritika e Sanremos e vlerësoi këngën për zërin e këngëtarëve, muzikën, por edhe mesazhin.

Teksti është revoltë për botën e goditur nga terrorizmi. Titulli “Nuk më keni bërë asgjë” ka marrë spunto nga masakra e Parisit, në vitin 2015, në lokalin “Bataklan” ku gjatë një sulmi terrorist u vranë 89 të rinj dhe banda e rrokut që këndonte në lokal. Një ditë më pas, në homazhet para lokalit ishte bashkë me lulet ishte vendosur një mbishkrim i të afërmeve të viktimave: “Nuk më keni bërë asgjë”. Ky mesazh i fortë i përcjellë me zëri brilant të këngëtarëve dhe muzikën e përkryer bëri që kënga të vlerësohej si më përfaqësuesja e Sanremo 2018.

Pas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.

“Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin që kënga të vazhdonte garën, nga e cila dy këngëtarët u larguan si triumfues.

VIDEO/MOMENTI I SHPALLJES SË FITUESIT TË ÇMIMIT TË PARË

SHKARKO APP