Mesazhi prekës i Petrit Vasilit për të plagosurit në Fier

Një pikë këmbimi valutor u grabit në orët e paradites në qendër të Fierit. Një kalimtar ka hyrë për të ndihmuar pronarin, por është qëlluar me pistoletë në kokë nga grabitësit, të cilët më pas janë larguar. I plagosuri është Agur Vernozi, i cili u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit dhe është në gjendje kritike për jetën.

Në një reagim mbi këtë ngjarje, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ndërhyrja e Vrenozit për të ndalur grabitësit, është një shembull i shkëlqyer.

”Ky është një shembull i shkëlqyer i një qytetari të thjeshtë me zemër të madhe që nuk kurseu asgjë për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij në rrezik. Shqipëria ka nevojë sot si kurrë më parë për këtë qytetari dhe për këto vlera të larta solidariteti që janë të vetmet që mund të na mbajnë të bashkur”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari i nderuar i Fierit, Agur Vrenozi vuri jetën e tij në rrezik shumë të madh për të ndalur kriminelët, që po grabisnin një biznes.

Ky është një shembull i shkëlqyer i një qytetari të thjeshtë me zemër të madhe që nuk kurseu asgjë për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij në rrezik.

Shqipëria ka nevojë sot si kurrë më parë për këtë qytetari dhe për këto vlera të larta solidariteti që janë të vetmet që mund të na mbajnë të bashkur.

Me gjithë zemër Agur, të uroj shërim të shpejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?