Mesazhi prekës nga djali i aktorit Rikard Ljarja: Nuk të them lamtumirë o shpirt, o shoku im i vetëm
E vështirë për t’u pranuar e me shumë dhimbje është ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja për familjen e tij, por më e vështirë duket se është për të birin.
Djali i aktorit që humbi jetën pak ditë më parë, pasi u mund nga sëmundja e rëndë që e kishte prekur prej kohësh, i ka bërë një dedikim rrëqethës.
Në rrjetet sociale, djali i aktorit shkruan se nuk do të donte kurrë që të vinte kjo ditë, jo kaq shpejt, thotë ai.
“Drita e shprit tim u largua fizikish por kurr slargohesh dot nga mua,do jesh gjithmon me mua o ba o shpirt im o shoku im i vetem. S’do doja te shkruaja kurr per kte dit , jo kaq shpejt jo, m fal. Nuk te them lamtumir, do te them si cdo dit “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi perjetesin per bisedat tona. Prehu ne paq o bab se drita e shpirtit tend eshte me mua”,- shkruan në një mesazh në Facebook Leandër Ljarja.