Mesazhi prekës/ Vajza e gjyqtares së vrarë: Nëna, heroina ime. “Babi” një monstër që s’meriton të marrë frymë

Vajza e gjyqtares Fildes Hafizi ka postuar një mesazh të dhimbshëm pas ngjarjes tragjike ku babai i saj vrau nënën, duke lënë dy fëmijë jetimë. Ajo e etiketon me fjalët më të rënda babain e saj, duke e quajtur monstër, plehrë. Në çdo fjalë të mesazhit të saj për nënën, Melisa tregon atë çfarë kanë përjetuar nga babai, që i cilëson si kafshëri dhe thotë se e ëma sa herë shkoni për të kaluar kohën me të atin, rrinte me frikë.

Ndryshe flet adoleshentja për nënën e saj, që e quan heroinë, engjëll e perëndeshë. Nuk mungon një premtim për të edhe pas vdekjes.

STATUSI I VAJZËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo ËSHTË njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe KURRË në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra. Pavarësisht çdo gjëje ajo fliste mirë për të PAVARËSISHT ÇDO KAFSHERIE QË KEMI JETUAR NË ATË SHTËPI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo që e njihte e adhuronte kurajën forcën inteligjencën dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim ÇDO FUNDJAVË te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë.

Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj, por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që unë nuk besoj në Zot unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tillë ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj. Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh.

Faleminderit të gjithëve që na u gjendët pranë

– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) MELISA HAFIZI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?