Mesi: Bizneset e mëdha të kontribuojnë për punonjësit e tyre, do të kenë vështirësi në kur të rihapen

Një ndër sektorët më të prekur në të gjithë botën nga pandemia e COVID-19 është padyshim ekonomia ku shumë vende kanë vendosur në dispozicion paketa të ndryshme financiare që të zbusin sadopak këtë impakt.

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi shprehet se bizneset e mëdha duhet që të kontribuojnë për punonjësit e tyre, pasi do të kenë vështirësi në momentin e rihapjes së aktivitetit të tyre.

Mesi: Në paketën e dytë janë përfshirë personat e punësuar në biznesin e vogël që kanë qenë të hapura dhe të punonjësve në bizneset e mëdha që kanë qenë të mbyllura. Kategoria që ngelet janë të punësuarit në bizneset të cilët kanë pasur mundësi deri diku të punojnë pavarësisht se jo me ritmin normal. Kategori tjetër që nuk është prekur nga paketa është të punësuarit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Së fundmi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendimin që pas hapjes në muajin maj, ti ndihmojnë me grante të skemave kombëtare. Ngelet dhe analiza e efektit të paketës së dytë e më pas të pritet një paketë e tretë që do të mbulojë të tjerë që kanë nevojë. Unë personalisht u bëj thirrje bizneseve të mëdha, ato që kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë, kanë marrë kontrata pune nga buxheti i shtetit, duhet të jenë solidarë në këtë moment, por edhe të kontribuojnë për punonjësin e tyre. Janë kompani që në mungesë të punonjësve gjatë kësaj kohe, do të kenë problemet më të mëdha për rihapjen e biznesit.

Gjithashtu në intervistë për RTV Ora ajo shprehet se koronavirusi është një trefishim i humbjeve ekonomike në krahasim me krizën e vitit 2008-2009.

Mesi: Është një situatë ku vendimet merren çdo ditë. Duke parë që situata është drejt stabilizimit merren masa për lirimin e ekonomisë. Duket sikur janë vendime kontradiktore me njëra tjetrën por ato merren në vazhdimësi. Fatmirësisht numri i të prekurve është stabilizuar. Pas më shumë se një muaji shtetrrethimi, presioni është rritur shumë. Duhet të merren vendime të ekuilibruar për të liruar lëvizjen e qytetarëve si dhe lirimin e ekonomisë. Është parashikuar që kjo pandemi të shkaktojë një rënie të GDP me 6 përqind në vendet e zhvilluara në Evropë, si dhe një rënie prej 3 përqind në vendet në zhvillim si Shqipëria. Kjo epidemi është një trefishim i humbjeve ekonomike të krizës së vitit 2009. Viti 2021 do të sjellë një rimëkëmbje. Masat që ka marrë Shqipëria që ka marrë në krahasim me vendet e tjera të rajonit janë të njëjta. Po të krahasojmë 5 vendet me ekonominë më të lartë në BE. Varet nga masat e marra nga qeveria. Shqipëria me të dy paketat ekonomike që ka ndërmarrë shkon në 2.8 të GDP së vendit. Duke marrë parasysh një paketë që kap vlerën e 400 mln dollarëve. Në paketën e parë u targetuan më të varfërit, të papunët, familjet me ndihma ekonomike. 

SHKARKO APP