Mesila Doda: Duhet të konceptohet një e djathtë e re dhe moderne
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, thotë se opozita në këtë gjendje të fragmentarizuar nuk e mund dot mazhorancën. Për të ka ardhur koha për një të djathtë të re moderne.
”Fragmentarizimi ka ardhur nga ky moment (9 shtator të 2021). Kur e largoi Berishën nga grupi filloi dhe lëvizja e Rithemelimit. Ndërkohë tani në këtë moment aty ka shumë deputetë të cilët nuk futen vetëm sepse është zoti Berisha i prekur. Një pjesë e madhe e deputetëve të zotit Bardhi futen sepse nuk ka hapësirë veprimi.
Të gjithë grupet opozitare kanë pak fushë veprimi. Mendoj se kjo lëvizje do vazhdojë pavarësisht se Berisha është banesë. Edhe nëse do të donin të ndaleshin nuk kanë asnjë mundësi. Problemi është se mendjet politike janë shumë pak, nuk ka strategji nga ku nisemi dhe ku shkojmë, kjo ndjehet se është problem i të gjitha grupimeve. Më të qartë duken ata të grupit të Bashës që janë tërhequr dhe presin si do shkojë situata.
Ndoshta ka ardhur momenti të kuptojmë se partinë që e themeluam me shumë mund e përthithi problematika e personave në krye. Duhet të ketë një të djathtë të re moderne që duhet të dalë të përfaqësojë ato shtresa që nuk përfaqësohen më. Kështu si ka shkuar asnjë nga palët nuk e mund PS. Duhet të konceptohet një e djathtë moderne. Ne shikojmë që janë 5 ministri të ndryshme me katër portofole dhe 7 ministra shteti pa portofole. Nuk është menaxhim i mirë”.