Mesila Doda: Presidenti duhet politik!

Reagimi i plotë i Mesila Dodës

U njoha nga mediat mbi draftin e përgatitur nga z. Alibeaj e besoj që në draft ka koncepte që i bashkëndajmë.

Së pari, Kushtetuta shprehet qartë që Presidenti si kreu i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit duhet të marrë mbështetjen e shumicës së cilësuar dhe është e detyrueshme të kërkohet konsensusi në parlament. Së cilat janë formulat e përzgjedhjes mund të diskutohet po është e rëndësishme të theksojmë se konsensusi është i detyrueshëm nga Kushtetuta e jo një opsion për maxhorancën. Përndryshe do kishim vetëm një president si zgjidhje e krizës parlamentare, por jo përfaqësues i unitetit të popullit.

Së dyti, dhe kjo është po ashtu shumë e rëndësishme, nuk e kuptoj se përse kemi tendencën që të përjashtojmë politikën nga presidenca… nëse ka një post për exellencë, ku nevojitet një person politik është ai i presidentit. Askush nuk mund të paragjykojë e të përjashtojë politikën nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shumë personalitete që e përmbushin përfaqësimin më të gjerë se forcat e tyre politike. Duhet të respektojmë profesionin tonë dhe të pranojmë që ka mes nesh personalitete që meritojnë besim dhe respekt, prerogativa të cilat posti i Presidentit i ka të detyrueshme.

SHKARKO APP