Mesila Doda: Vrasja e policit, tragjedi njerëzore

 

Një tragjedi njerëzore e ka cilësuar deputetja demokrate Mesila Doda, vrasjen e policit të forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Doda shkruan se krimi nuk ka as mbrojtje dhe as përkatësi politike.

"Sot lutjet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit. Zoti ju dhëntë forcë dhe ngushëllim për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Forcat e rendit duhet të sigurojnë që autorët do kapen dhe të shkojnë para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë.

Ndërkohë duhet të bëhet kujdes veçanërisht nga media për të mos ngatërruar popullsinë civile, burrat, gratë, femijet e të moshuarit banorë të Lazaratit me këtë krim të rëndë apo të kërkojnë ti japin ngjyrime politike.

Krimi nuk ka as mbrojtje dhe as përkatësi politike ashtu si rendi dhe forcat e rendit nuk kanë përkatësi partiake a politike, ato janë në mbrojtjen tonë dhe si të tilla duhet të mbështeten dhe respektohen", shkruan Doda në rrjetet sociale.

SHKARKO APP