Mësimi online/ Vrapi: Krijoi boshllëqe! Teste vlerësimi nga klasa e parë deri tek e 11, provimet e maturës në fokus
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rozana Vrapi, ka komentuar procesin e mësimit arsimor gjatë kohës së pandemisë dhe vështirësitë që kaë hasur nxënësit gjatë kësaj periudhe.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcinin, Vrapi shprehet se mësimi online ka krijuar boshllëqe tek nxënësit, teksa shton se sfida e nxënësve që prej nëntorit të vitit 2019, kur ra tërmeti pasi që prej asokohe nisi ndërprerja e mësimit.
“Vështirësia ka filluar që vitin e kaluar që prej tërmetit, më pas pandemia dhe maturantët e këtij viti e kanë filluar që vjet sfidën. Kjo ka krijuar vështirësi pasi të mësuarit në klasë ka tjetër natyrë në krahasim me të mësuarin përmes një ekrani. Ekziston të mësuarit online po për këto mosha qoftë për arsimin e mësëm dhe 9-vjeçar vështirësitë kanë qenë të mëdha. Jo vetëm në Shqipëri por e gjithë bota ka pasur vështirësi.
Krijohen boshllëqe, që nga procesi i të nxënit mënyra se si mund ta kenë ndjekur, mundësitë që kanë pasur për ta ndjekur, e gjitha kjo krijon boshllëqe.
Ndër të tjera ajo shton se do të testohen nxënësit e klasave të para deri tek klasat e 11, në mënyrë që të vlerësohet situata dhe sipas saj testet nuk do të jenë me notë.
Përsa u përket provimeve të maturës, Vrapi thekson se do e kenë në fokus përbërjen e provimeve.
“Do nxjerrim një set testesh që nga klasa e parë deri në të 11, të natyrës diagnostikuese për t’u ardhur në ndihmë mësuesve, për të parë se ku kanë boshllëqe në mënyrë që kur të vijë viti tjetër të krijohen strategji që të ripërsëriten, ribëhen në një aspekt shumë më të thelluar se sa që u gjatë mësimin online. Nuk janë teste me nota. Të gjitha këto teste do bëhen për vlerësimin e situatës. Notat që do të marrin në provimet e maturës do i vënë vulën për të vazhduar në Universitetet, por ne kemi vazhdimisht në fokus përbërjen e këtyre testeve.”
KOHA JONË SONDAZH

