Mësohet identiteti i dy viktimave në aksidentin tragjik në “Xhamllik”

Hidajete Salliu 72 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”.

72-vjeçarja Salliu dhe 36-vjeçari Erion Balla nga Mirdita u përplasën për vdekje teksa kalonin vijat e bardha, për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
Dy viktimat ishin duke kaluar rrugën kur dy mjetet Golf dhe Volksëagen u përplasën me njëri-tjetrin si pasojë e shpejtësisë tej normave dhe parakalimit të gabuar të mjetit Volkswagen, dhe më pas morën përpara Hidajete Salliun e Erion Ballën, duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Bëhet me dije se edhe drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, Etjon Lazri është dërguar në spital pasi ka marrë lëndime nga përplasja, ndërsa për drejtuesin e mjetit tjetër Edmond Murati, nuk është raportuar për lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?