Messi, Ronaldo dhe Neymar shpallen 3 finalistët e Topit të Artë

 

Cili do ta fitoj këtë vit? FIFA ka shpallur sot zyrtarisht tre kandidatët për Topin e Artë. Nuk ka patur surpriza pasi dy emrat finalistë diheshin, mungonte vetëm i treti. Ronaldos dhe Messit i është bashkuar Neymar në treshen e fundit për të fituar çmimin prestigjioz.

Favoriti i padiskutueshëm është Messi që ka lënë në hije Ronaldon vitin që po mbyllet. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit dhe kampionatin spanjoll. Votimi për fituesin bëhet nga gazetarët dhe përfaqësues të kombëtareve. Çmimi jepet në fillim të janarit të 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?