Mësues dhe nxënës, 10 të infektuar me COVID-19 në një shkollë në Pogradec

Dhjetë raste pozitive janë regjistruar në një shkollë në fshatin Buçimas në Pogradec.

5 mësues, 1 sekretare, 1 sanitare dhe 3 nxënës kanë rezultuar së fundmi pozitivë me COVId-19, teksa të gjithë këta janë karantinuar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se u është marrë tamponi edhe kontakteve të afërta të këtyre personave, teksa deri më tani mësuesit nuk janë zëvendësuar. Mësohet gjithashtu se në ditët në vijim DSHP e Korçës pritet të marrë një vendim për këtë shkollë.

Rastet aktive me COVID-19 vijojnë në Korçë, teksa janë momentalisht 948 të tilla

SHKARKO APP