Mësuesi abuzues me nxënëset, i dyshuar për tre raste

Nxënëse që ngacmohen nga mësues, një plagë që rikthehet. Nga skaji i Shqipërisë në skajin tjetër, rrëfehen historitë e frikshme të ngacmimeve. Këtë herë ngjarja zhvillohet në Delvinë. Një nxënëse e shkollës “Ali Hajdini”, në fshatin Kalasë të Delvinës, u ngacmua seksualisht nga mësuesi i saj, Neshat Tepelena rreth dy muaj më parë.

Gjyshja e saj tregon se: “Vajza më tha që mësuesi e kishte marrë në klasë dhe e kishte qëlluar nga pas. Më pas, e kishte puthur. Ai të dënohet siç e meriton sepse nesër mund të ngacmojë një tjetër”. Ndërsa nëna e vajzës shprehet: “Kur më tha vajza se çfarë kishte ndodhur, unë shkova te shkolla dhe u përballa me mësuesin, por nuk pranoi gjë. Unë dua që ai të marrë dënimin që duhet”.

Gjykata e Sarandës la në burg mësuesin 60-vjeçar. Tepelena akuzohet për ngacmime seksuale ndaj 2 vajzave të moshës 11 dhe 10-vjeç. Pas publikimit nga një televizion, Prokuroria e Sarandës nisi procedimin penal dhe më pas ka marrë dëshmitë e 2 vajzave të mitura. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, e cila u pranua nga gjykata. Por nuk do jetë Gjykata e Sarandës, ajo që do të merret me rastin, pasi nuk ka seksion për të mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tepelena jepte mësim në shkollën e fshatit Kalasë prej më shumë se dy dekadash. Ai u akuzua publikisht për herë të parë për një rast ngacmimi seksual në vitin 2003. Rastet e njohura publikisht të ngacmimit të të miturave prej tij janë të paktën 3.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?