Mësuesi ngacmoi të miturën, Apeli i jep “burg pa afat”
Neshat Tepelena, mbërriti në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, aty ku mori masën e arrestit “Burg pa afat”. Mësuesi doli sot para gjykatës e cila ka dhënë vendimin, duke hedhur poshtë pretendimet e palës mbrojtëse, se arrestimi i tij ishte kryer pa prova.
Neshat Tepelena u arrestua pas akuzave publike që bëri familja e një vajze të mitur, të cilët thanë se ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi.
Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëvë në vitin 2003 kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit, por që u mbull vetëm me një vërejtje për mësuesin Neshat Tepelena.
KOHA JONË SONDAZH

