Mësuesi seks me nxënësen e klasës së pestë, pranon publikisht: E josha!

Prokuroria e Lushnjes kërkon 25 vjet burgim për  Demir Hoxhën, mësuesin kujdestar të shkollës 9 vjecare në Kryekuq të Divjakës i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse të klasës së pestë (të mitur).

“Vetë e mitura në shoqërinë e prindërve të saj, denoncoi në polici, në fillim të qershor 2015, se  mësuesi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në dt. 29.05.2015.

“Gjatë hetimit rezultoi se i pandehuri kishte kryer marrëdhënie seksuale me këtë vajzë të mitur edhe disa muaj më parë, në janar të vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë hetimit dhe më tej në gjykim, i pandehuri ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dy herë, por ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe një asnjë rast me dhunë” informon përmes një deklarate për shtyp të 29 korrikut 2015 prokuroria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, edhe ekspertiza mjeko-ligjore, provon faktin për të cilën akuzohet i pandehuri.

Gjykimi kundër të pandehuri Demir Hoxha u zhvillua me procedurë të përshpejtuar dhe Prokuroria e Fierit, në përfundim të gjykimit, kërkon dënimin e tij me 25 vjet burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që pritet të jepet nga gjykata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?