Mësuesit, ja datat kur do zhvillohet Provimi i Shtetit
Provimi i shtetit për mësuesit do të zhvillohet nga dita e nesërme deri në 12 dhjetor të këtij viti.
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin e plotë për të gjitha profilet e mësuesisë. Të parët që do të testohen janë kandidatët që kanë përfunduar studimet për Histori-Gjeografi, ndërsa më pas provimi do të vijojë për mësuesit e gjuhës angleze dhe do të përfundojë me ata kandidatë që kërkojnë të marrin licencë për arsimin fillor.
Pyetjet e testimit do të bazohen mbi programet orientuese që ka publikuar AKP, për çdo lëndë ndërkohë që vlerësimi është deri në 100 pikë.
Ky është sezoni i parë i provimeve të shtetit për mësuesit, ndërsa i dyti do të zhvillohet në fund të muajit nëntor dhe në fillim të muajit dhjetor. Për tu informuar rreth datave përkatëse, AKP ka vënë në dispozicion linkun e mëposhtëm:
http://www.akp.gov.al/images/pdf/njoftime/kalendar_mesuesi.pdf ndërsa sa i përket emrave në listë, kandidatët mund të klikojnë në http://www.akp.gov.al/images/pdf/per_provim/mesuesi_sezoni_ix.pdf.
KOHA JONË SONDAZH

