Mësuesit ndërtojnë shkollën për 5 nxënës
Me donacione dhe punë vullnetare, dy mësues arritën tu japin një shkollë të re 5 nxënësve të fshatit fshatit Vendreshë Mal në Skrapar, të cilët për vite me radhë zhvillonin mësim në një ambient të rrënuar!
Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, prej shtatorit të vitit të kaluar u vunë në nisme për mbledhjen e donacioneve dhe tashmë e gjithë përpjekja është materializuar në një shkollë të re. Ajo do të jetë gati të presë më 17 shtator 5 nxënësit e saj.
Mësuesit nuk e fshehin gëzimin për atë që arritën të bëjnë. “Të kemi këtë ndërtesë që do të shfrytëzohet nga nxënësit për vitin e ri 2018-2019. Rrugës tonë iu bashkuan edhe shumë njerëz që na ndihmuan dhe na dhanë zemër”,-thanë ata.
Dhuruesve ju bashkua dhe Myftinia i Tiranës me donacione. Myftiu Ylli Gurra udhëtoi deri në fshatin Malor për të mbështetur dy mësuesit nismëtare por më shumti për të shpërndarë mesazhin sipas tij të fortë që ata u dhëna të gjithë njerëzve!
KOHA JONË SONDAZH

