Mësuesit, pa shpërblim edhe për këtë fundvit. Sindikata: Më 7 janar vendosim për grevën
Për të kënaqur mësuesit e sistemit arsimor paraunversitar qeveria duhet të akordonte nga buxheti 350 milionë lekë për shpërblimin e tyre.
Ditën e djeshme Aleanca Sindikale, zhvilloi në takim në lidhje me heshtjen e MAS dhe të qeverisë për shpërblimin e fundvitit, që sipas tyre u takon në bazë të kontratës Kolektive dhe Kodit të Punës.
“Aleanca Sindikale e konsideron këtë qendrim të qeverisë si shkelje të vazhdueshme të një të drejte sindikale të fituar dhe, për këtë aresye, do të vazhdojë të këkojë respektimin e kësaj të drejte,duke përdorur të gjitha mjetet sindikale dhe ligjore. Për këteë në datën 7 janar 2017 Aleanca Sindikale do të mbledhe Asamblenë e saj për përcaktuar hapat dhe veprimet sindikale e ligjore që do të ndëmerren në vijim”-u njoftua sindikalistët.
/GSh

