Mësuesit të hënën në provim – Tarifat nuk ndryshojnë, provimi mund të përsëritet më shumë se 5 herë

Mësuesit, të hënën në provim – Tarifat nuk ndryshojnë, provimi mund të përsëritet më shumë se 5 herë

Ditën e hënë kandidatët  për  mësues  pritet ti nënshtrohen provimit të shtetit   i cili  do të zhvillohet pranë godinës  së Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Kryeqytet.

Ashtu sikurse edhe në vitet e mëparshme   edhe këtë  vit qeveria ka vendosur që të mos i ndryshoj tarifat e   shërbimit të cilat   fillojnë nga 10 mijë  lekë  dhe rriten me nga 2500 lekë për secilën  herë që  kandidati duhet të  përsëris të njëjtin provim .  Ndryshimi  nga vitet e tjera është se  sipas  QSHA-së kandidati  ka mundësi të ri jap këtë provim më shumë se 5 herë  .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që tarifa për   provime të tjera të dixhitalizuara nga institucionet private dhe publike është përcaktuar   5 mijë lekë  . Aplikim për ndjekjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në sistemin që administrohet nga QSHA-ja është 2 000 lekë, ndërsa regjistrimi i formës së diplomave dhe certifikatave, 3 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qendra e Shërbimeve Arsimore, sipas vendimit të këshillit të ministrave do të menaxhoj vetë të ardhurat e arkëtuara, kryesisht për pagat e punonjësve, mbulimi i shpenzimeve për testet e provimeve si dhe pagesa e kuotave dhe tarifave në rrjetet ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?