Mësuesja poston foton e maturës së Musaenit: E ëma e martoi me plumba, kostumi i mbet i ri

Mësuesja e gjimnazit të Musaenit, 19-vjeçari që u vra në vendin e punës në Velipojë, Valdete Gjyrezi ka postuar foton e ditës së maturës krahas së cilës ka shkruar se e ëma e kishte veshur dhëndër. E vranë në lule të rinisë, në ditën e parë të punës, pa pasur asnjë faj.

19-vjeçari Musaen Zeneli të shtunën e kishte ditën e tij të parë të punës në hotelin e familjes Gocaj. Ajo ishte dita e fundit e jetës për të. Ishte rritur pa të atin dhe donte që të siguronte të ardhura për familjen. Ishte Musaeni ai që njoftoi punëdhënësit në momentin, kur anëtarët e familjes Verracaku mbërritën në hotel.

Nuk u përfshi fare me debatin e tyre duke qëndruar pas tyre. Kur situata u acarua dhe anëtarët e dy familjeve që i kishin hotelet 50 m larg nga njëri-tjetri, nxorën armët, plumbat prekën edhe 19-vjeçarin. Ai humbi jetën në vend duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Musaeni Zeneli iku nga kjo jetë në një moshë fare të re, me ëndrra dhe dëshira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Poezia nga mësuesja

Swiss Digital Mobile Reklama

“Musaeni yne
Sec e veshi e ema
Dhander per kte dite
Le te gzoje i shkreti
Ti bashkohet shoqerise
Se ndau per mje bluze
As per nje kollare
Ishte veshur bukur
Lezet per ta pare
Ja kishin dhuruar
Te gzohej jetimi
Gzoi e vallzoi
Deri ne 11
Se neser fillonte

Pune si kamarjer
Gezimi tij i pare
Sa te merrte rrogen
Nenes ai me vrap
Doren do ja shendonte
Por kur gzon fukarai
Kur u ba zein

E martoi me plumba
Kostumi i mbet i ri
Nuk e besun shoket
Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire
Qe nuk tremb as “sorra”
Ah mor Musaen
Sa zemra trishtove
Kalove pandemin
E plumbin se mashtrove
Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi
S’te ndihmoi drejtesia
Por te bani kurban
Dhe kjo asht padrejtsi
Qofsh i xhenetit biri yne,
Ti o djal i ri”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?