Meta: Akt i rëndë kërcënimi me a@më i deputetëve, zgjidhje mbetet përballja
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se dënon me ashpërsi kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen e jetës së deputetëve të opozitës, teksa efektivët blu i cilësoi edhe si ”narkopolicia”. Me një postim në rrjetin social Facebook, Meta e cilëson si ”akt të rëndë kriminal dhe antiligjor, në shërbim të mafias në pushtet dhe ngjarje të paprecedentë”. Ai shton se përballë kësja junte, e vetmja zgjidhje mbetet ”përballja dhëmbë për dhëmbë”.
Postimi i plotë
Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia.
Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.
Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë.
Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!