Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meta audio-mesazh nga burgu: Të dërrmojmë me vota sektin e pabesë që shpopulloi vendin

Aktualitet E enjte, 1 Maj 2025 20:33
Meta audio-mesazh nga burgu: Të dërrmojmë me vota sektin e pabesë që shpopulloi vendin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu. Ai aty bën thirrje për një mobilizim të gjerë kundër atij që ai quan “sekti i pabesë” që sipas tij ka shpopulluar vendin dhe ka abuzuar me fondet publike.

Meta thekson rëndësinë e votës për të sjellë rotacion politik dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet, të rinjtë dhe pensionistët. Presidenti i PL-së e konsideron 11 majin si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të së ardhmes europiane të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 24 minutash
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 28 minutash
Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Para 33 minutash

”Sot unë firmosa letrën e 4 mijë në këtë fushatë të pazakontë dhe çdo minutë tani, për mua por edhe për të gjithë ju, merr vlerën e orës, çdo orë merr vlerën e ditës dhe çdo ditë deri më 11 Maj merr vlerën e viteve dhe të dekadave që vijnë për të garantuar Shqipërinë e shqiptarëve të lirë, krenarë, të begatë dhe zotër në vendit e tyre duke hedhur në Lanë regjimin e kukullës së Sorosit që shpopulloi Shqipërinë dhe e shndërroi vendin tonë në një federatë bandash dhe kartalesh”,-thotë Meta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mesazhi i plotë

Të dashur qytetarë, shok dhe miq në tërë Shqipërinë dhe anembanë botës, Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 Majit kur shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit për të dërrmuar sektin më të pabesë që shpopulloi vendin tonë qëllimisht. Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë por që me lekët e vjedhura nga ju fabrikon sondazhe të rreme për të dekurajuar frymën e madhe dhe të pandalshme të ndryshimit.

Katër vite më parë rezultati i zgjedhjeve ishte i trukuar ende pa filluar fushata dhe arbitrat tip McGonigal ishin blerë siç u provua botërisht. Tani kjo është një betejë e vërtetë dhe është një betejë për të garantuar ekzistencën e kombit tonë dhe mbrojtjen e familjes shqiptare nga sekti më i rrezikshëm në botë i “Prindit 1 dhe Prindit 2”. Është një betejë për të shpëtuar gjysmën e fëmijëve të shqiptarëve që nuk ushqehen dot tre herë në ditë. Jo vetëm kaq, por për t’i mbrojtur fëmijët e të gjithë shqiptarëve edhe nga abuzimi siç bën paturpësisht dhe publikisht Kreu i Organizatës Kriminale edhe në këtë fushatë. Ndaj programi ynë është programi që mbështet menjëherë çdo familje shqiptare dhe çdo pensionist, që në 100 ditët e para të qeverisjes.

Me ne, investitor strategjik është qytetari shqiptar, është çdo fermer shqiptar dhe çdo sipërmarrës shqiptar dhe Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajonin tonë. Më 11 Maj me votën tonë arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit dhe sipëmarrjes dhe çelim një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit, duke rikthyer lirinë ekonomike për t’u dhënë oksigjen të gjithëve dhe për të nxjerrë nga intubimi i regjimit një popull të tërë plot aftësi dhe energji të ndrydhura nga ky regjim represiv dhe kleptokratik.

Partia e Lirisë ka një rol historik për të luajtur më 11 Maj dhe për të kontribuar për rotacionin më të rëndësishëm që nga 22 Marsi 1992. Sot unë firmosa letrën e 4 mijë në këtë fushatë të pazakontë dhe çdo minutë tani, për mua por edhe për të gjithë ju, merr vlerën e orës, çdo orë merr vlerën e ditës dhe çdo ditë deri më 11 Maj merr vlerën e viteve dhe të dekadave që vijnë për të garantuar Shqipërinë e shqiptarëve të lirë, krenarë, të begatë dhe zotër në vendit e tyre duke hedhur në Lanë regjimin e kukullës së Sorosit që shpopulloi Shqipërinë dhe e shndërroi vendin tonë në një federatë bandash dhe kartalesh.

Me fjalët e poetit të pavdekshëm, Havzi Nelës “O Liri, o vdekje” dhe me programin tonë shpëtimtar për çdo pensionist, për çdo familje shqiptare, për të rinjtë dhe për të rejat tona të vrapojmë drejt fitores së 11 Majit, që do t’i bashkojë shqiptarët si kurrë më parë rreth interesit kombëtar dhe interesit publik, rreth Kushtetutës dhe së ardhmes europiane.

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 5 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 6 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 9 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 24 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.