Meta bëhet ”avokat” i Ahmetajt: Veç Rama mund të vinte në lëvizje qeverinë për inceneratorët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si Sali Berisha, i ka dalë në mbrojtje ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt për deklaratat e bëra mbrëmjen e djeshme ndaj Edi Ramës, por edhe që tha se nuk ishte kishte firmosur për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

Po ashtu Meta tha se Ahmetaj nuk ka gënjyer në deklaratat e bëra, duke theksuar se pavarësisht se kishte pasur përgjegjësitë e veta, ai nuk do të arrinte të miratonte 17 vendime qeverie brenda një dite pa dijeninë e kryeministrit, Edi Rama.

“Si tha dje ish ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë, për punën e inceneratorëve”. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë, të cilat me procedura normale do të kërkonin 6 muaj.

Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, siç i ka futur. Njëherë Lefterin, njëherë Saimirin, vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë”,-tha Meta.

SHKARKO APP