Meta: Burrështetas dhe etër themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Ceremonia për përurimin e shtatoreve të tre drejtuesve historikë të Lidhjes së Prizrenit, ka bërë bashkë në Kosovë, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Kreu i Shtetit përmes një postimi në facebook, shprehet se ndihet i nderuar që mori pjesë në inagurimin e shtatoreve të tre figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare.
”I nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatoreve të tre figurave të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, burrështetasve dhe etërve themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi! Lavdi veprës së tyre të përjetshme”,-shkruan Meta në facebook.

KOHA JONË SONDAZH

