Meta dekoron 4 ish të përndjekur politikë në Korçë: Bënë gjithçka për demokracinë
Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të premte në qytetin e Korçës, prej ku ka vlerësuar katër ish të përndjekur politikë.
Gjatë vizitës së punës në Korçë, Kreu i Shtetit ka dekoruar të përndjekurit Ylber Merdani, Shpresa Ballolli Merdani, Nevruz Golka dhe Petrit Bazelli.
Në fjalën e tij, Meta është shprehur se ata janë shembull i vetëdijes qytetare e kombëtare, si dhe shembull frymëzimi për brezat e sotëm e të ardhshëm.
“Ata përjetuan përndjekje e dhimbje të jashtëzakonshme. Ish të përndjekurit vlerësohen si simbole të rezistencës. Nderojmë qëndresën dhe sakrificën e katër të përndjekurve. Ata janë shembull të vetëdijes qytetare dhe kombëtare, si dhe shembull frymëzues për brezat e sotëm e të ardhshëm. Ata bënë gjithçka për të vendosur demokracinë në Shqipëri”, tha Meta.