Meta,Rama dhe Berisha për situatën në Maqedoni

Ilir Meta

Zyra e shtypit e kreut të Kuvendit njofton se Ilir Meta ka ndjekur me shqetësim të thellë situatën e jashtëzakonshme të krijuar në Maqedoni për shkak të rreshjeve të shiut që kanë shkaktuar një numër viktimash mes qytetarëve të Maqedonisë.

“Me shqetësim të madh, trishtim të thellë dhe solidaritet të plotë kam ndjekur situatën e pazakontë të krijuar nga rreshjet e shiut në Maqedoni dhe veçanërisht në Shkup e Tetovë.

Në këto momente dramatike unë bashkoj dhembjen time me të gjithë familjarët e viktimave dhe lutjet e sinqerta për të ndalur me kaq ky bilanc tragjik humbjesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ngushëllimet më të thella për ta dhe solidaritet me gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell banorëve të këtyre zonave dhe autoriteteve zyrtare të Maqedonisë, të Shkupit dhe të Tetovës, solidaritetin tonë më të thellë. Ne nxisim, mbështesim dhe përshëndesim çdo iniciativë të qeverisë shqiptare për t’ju gjendur pranë, sipas mundësive tona, qytetarëve të Maqedonisë dhe autoriteteve zyrtare të Shkupit dhe të Tetovës.

Kam besim të plotë se banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyre, autoritetet zyrtare të fqinjit tonë, por dhe partnerët evropianë të Maqedonisë dhe sidomos fqinjët e tij, do të jenë në një front e në një aksion të përbashkët për të përballuar tërbimin e natyrës dhe për të minimizuar në maksimum, dëmet e shkaktuara”.

Edi Rama:

Ndjekim me dhimbje e shqetesim zhvillimet tragjike ne Maqedoni! Gati per çdo gje mundemi per te ndihmuar vellezerit, motrat dhe fqinjet tane!

Sali Berisha:

Mbreme Shkupi perjetoi ne permbytje pothuaj te rrufeshme me dhjetera viktima dhe te zhdukur si dhe deme te medha, shkaterrime te banesave dhe infrastruktures. Nga 20 viktima te njoftuara deri tani 10 jane shqiptare.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave dhe autoriteteve zyrtare te Shkupit dhe te Maqedonise. Gjithashtu i bej thirrje qeverise shqiptare dhe qeverise se Kosoves te kontribojne ne shenje solidariteti me ndihma materiale per zonen dhe familjet e permbytura per kapercimimin sa me te shpejte te pasojave te kesaj fatkeqesie natyrore!

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?