Meta: “Dimri demografik”, largimin e të rinjve e frenon…

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në mesazhin e tij të publikuar në facebook, ka rikujtuar porosinë e Papa Franceskut që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Kreu i Shtetit apelon që vëmendja maksimale në arsim është mënyra më e mirë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

”Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri”,-shkruan Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?