Meta: Do japë llogari çdo prokuror i SPAK-ut që fle mbi dosjet, vegla qorre politike të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi sërish për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, Meta tha se SPAK është institucion kriminal dhe se çdo prokuror do të mbajë përgjegjësi.

”Dosjet dhe denoncimet serioze për korrupsionin skizofrenik janë bërë male. Prokurorët e SPAK mbyllin sytë dhe veshët si vegla qorre politike të neveritshme të Edi Ramës dhe axhendave të tij antishqiptare dhe antifamilje”.

SPAK është një institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndalojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Do japë llogari çdo prokuror i SPAK, çdo gjykatës i korruptuar që fle mbi dosjet atje.

Për veshi do i ngremë, siç vajti McGonigal në burg do shkojnë dhe të tjerë. Në një betejë ku dikush nuk niset për të vdekur, nuk fiton kurrë, dhe kjo është një betejë jetë a vdekje”, tha Meta ndër të tjera.

SHKARKO APP