Meta: Dumani zëdhënës politik, kër*ënoi Ahmetajn kur i dha goditjen e Ramës dhe Veliajt
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Meta tha se Reformën në Drejtësi e ka bërë ai kur u miratua me 140 vota, ndërsa Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën bënë atë, që zgjodhën Arta Markun si Kryeprokurore me 69 vota.
”Dumani po prish imazhin e SPAK-ut. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik.
Kur Arben Ahmetaj dha goditjen ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Dumani të nesërmen mblodhi gazetarët dhe u tha: prisni se do të ketë zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn. Pse e bëri këtë? Pra ishte kërcënim për Arben Ahmetajn dhe ishte një mesazh për t’I thënë mbylle mos ma ngacmo Edi Ramën, se ai më vuri mua këtu si drejtues i SPAK.
Në të njëjtën ditë që bëri kërcënimin ndaj Ahmetajt, Dumani foli edhe për CEZ-DIA, duke përmendur emrin tim disa herë. Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për ti marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha Meta.