Meta e quajti Bashën deputet, Bardhi: Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit

Një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Presidentit Ilir Meta është shënuar ditët e fundit, aq sa ky i fundit sot në një reagim Lulzim Bashën e quajti deputet. Kjo ka nxitur një tjetër reagim nga sekretari i Përgjithshëm i PD. “Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit”, shkruan Bardhi në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.

Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

SHKARKO APP