Meta flet për pagat dhe pensionet: Qeveria s’ka prioritet qytetarët
Ilir Meta ka folur së fundmi lidhur me pensionet në Shqipëri, ku akuzoi Qeverinë se nuk e ka prioritet qytetarin.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai theksoi ndryshimet në pensione dhe pagat mesatare dhe minimale në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke vënë në dukje kufizimet e qeverisë në adresimin e nevojave të qytetarëve në Shqipëri.
“Pensioni minimal këtu në Shkodër dhe në Shqipëri është 128 Euro. A e dini sa është në Malin e Zi? Në Malin e Zi është 450 Euro. Paga minimale bruto në vendin tonë dhe në Shkodër është 384 Euro, në Malin e Zi është 533 Euro. Paga mesatare bruto në Shqipëri është 662 Euro, në Malin e Zi është 1100 Euro. Ama po të marrin çmimet, se për pagat ata janë gati dyfishi, pensionet janë trefishi më lart, tek çmimet ne e lëmë shumë mbrapa Malin e Zi, që nga qumështi, që nga karburanti, që nga mishi, që nga veza edhe çdo gjë tjetër. E përse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse qeveria këtu nuk ka prioritet qytetarin,”- shkruan Kryetari i Partisë së Lirisë.