Meta: Fokusi ka qenë tek Këlliçi, Cara dhe Boçi! Rama ka provokuar politizim ekstrem sepse nuk ka bilanc

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama ka provokuar politizimin ekstrem të fushatës zgjedhore. Sipas tij, Rama ka zgjedhur këtë taktikë në fushatë elektorale sepse nuk ka asnjë bilanc në krye të bashkive që i ka qeverisur të gjitha përveç Shkodrës që prej vitit 2019.

Sa i takon fokusit të kësaj fushate, Meta tha se në qendër kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi të cilët kandidojnë për bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

“Politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga vetë kryeministri aktual Edi Rama i cili duke mos patur një bilanc në drejtimin e bashkive, përpiqet të devijojë momentin e ballafaqimit mes kandidatëve dhe përpiqet ta politizojë në mënyrën më ekstreme derisa në gjithë Shqipërinë e fitlloi me ato portretet ekstreme të cilat ishin të panevojshme sepse është fushatë vendore. Fokusi i kësaj fushate kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi sepse kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë fushatë”,-tha Meta.

SHKARKO APP