Meta i nxjerr videon Ramës: Miratimi i Kushtetutës me referendum popullor
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili deklaron nevojën e referendumit për ndryshimet në Kushtetutë.
Në komentin bashkëngjitur videos së mëposhtme, Kreu i Shtetit thekson se ky vizion meriton vetëm duartrokitje.
“Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! ???
Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!”, shprehet Presidenti Meta në komentin e tij bashkëngjitur videos.