Meta i përgjigjet Alibeajt dhe Veliajt për lekët e fushatës: Rama është i tmerruar nga super manifestimi

Këtë të martë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes publike që është bërë nga Enkelejd Alibeaj dhe Erion Veliaj se ku i gjen koalicioni ”Bashkë Fitojmë” paratë për fushatën.

Meta në një konferencë tha se të gjithë janë të tmerruar nga fushata e tyre ndaj i bëjnë këto pyetje. Po ashtu tregoi se pse zgjodhi që në fletën e votimit të mos ishte emri i tij si drejtuesi i koalicionit, duke thënë se demorkatët e dinë mirë se kë duhet të votojnë më 14 Maj.

“Ka shumë të drejtë Rama dhe ramarucët e tij kudo ndodhen, që janë tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar, sikurse në manifestimet e qytetarëve të Durrësit, Elbasanit. Demokratët e dinë shumë mirë që nuk do të kishin fituar në 2005 nëse nuk do të ishte krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim”,-tha Meta.

SHKARKO APP