Meta i përgjigjet Berishës: Në këto 30 vite jam njeriu që ka qëndruar më koherent me Kushtetutën

Çështja e dekretit nga ana e Presidentit Ilir Meta nga Stambolli për Bajram Begajn, është kthyer në një ”mollë sherri”. Duke u ndaluar te qëndrimi i Sali Berishës, presidenti Meta thekson se ai është njeriu që ka qëndruar koherent me kushtetutën më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite.

“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta. Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë. Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është veç në zbatim të Kushtetutës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?