Meta takon Berishën në Selinë Blu: Folëm për zgjedhjet dhe për protestat
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u takua sot me Berishën në selinë e PD-së.
Ky takim bëhet në kuadër të zgjedhjeve vendore për të cilat, ditët e fundit dy krerët e partive kanë folur publikisht për të dalë me kandidatë të përbashkët, duke paralajmëruar një marrëveshje mes dy partive.
Mësohet gjithashtu se dy krerët e partive politike kanë biseduar edhe për datën e protestës së opozitës kundër kryeministrit Edi Rama.
Ditët e fundit ka patur shumë pakënaqësi nga populli opozitar se Berisha dhe Meta premtuan se do të bënin “namin” në muajin shtator me protesta, por asgjë nuk ndodhi.
Ndërkohë ka filluar muaji tetor dhe ende nuk ka datë për protesta pa ndalesë apo edhe mosbindje civile, siç ka deklaruar Berisha. Por as “qeveri teknike” siç ka deklaruar Ilir Meta.
Deri më sot opozita po manifeston mefshtësi në përballjen me Edi Ramën, kur turmat janë gati për marshim drejt Bulevardit kryesor të Tiranës, edhe për shkak të rritjes së çmimeve jetike për familjet shqiptare.
Militantët e PD-së dhe PL-së thonë për mediat, dhe sidomos në rrjetet sociale, që nëse Berisha e Meta nuk kanë takat apo kanë frikë të na thërrasin në protestë, atëherë do shikojmë një forcë të re politike.
Por më në fund se çfarë kanë folur me Berishën, kryetari i PL, Meta pasi doli nga takimi me Presidentin e Republikës Begaj, tha: “Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë”.