Meta ironizon Bashën: Dihet kush është pazarxhiu, e ka në ballë!
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar herë pas herë se bëhet pazare mes politikës së vjetër.
Meta tha sot për gazetarët se dihet kush është pazarxhiu, duke kujtuar djegien e mandateve apo shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që siç u shpreh kreu i PL, “Basha nuk e regjistroi PD në KQZ sepse kështu i interesonte Ramës”.
Meta tha se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, dhe ironizoi më tej Bashën duke thënë “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.
“Pazar ishte që ti bojkotojnë që të rrijë kjo ndarje që dua unë dhe kudo ku do të jenë kandidatët e LSI, të mbështetur gjoja nga PS, unë do të mbështes kandidatët e tu. Kjo ndodhi në Lezhe, në Pogradec etj.
E di gjithë Shqipëria se kush është njeriu i pazareve. Kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizmin dhe nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. As duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse siç bën Presidenti i SHBA. Opozitarët kanë humbur nga pazaret e tij dhe vetëm të tij. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ siç u regjistruan partitë e tjera të opozitës.
Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajve si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.
Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rinj aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.