Meta: Jam ndjerë më mirë në Presidencë! Mezi pres të rikthehem për mandatin e dytë

Ish-presidenti Ilir Meta i pranishëm në Konventën Kombëtare të LSI, në fjalën e tij tha se nga tre pozicionet më të larta që ka mbajtur, është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Për këtë arsye thotë se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë.

”Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit.

Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?