Meta: Kjo qeveri gangsterësh po largon rininë, duhet të mposhtim frikën dhe shantazhin
Nga kampi i të rinjëve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i qartë në mesazhin e tij, ku i tha të rinjëve të pranishëm aty, se nuk mund të lënë qeverinë që të shkatërrojë të ardhmen e vendit duke larguar njerëzit nga Shqipëria.
“Çdo qytetar në këtë vend duhet të jetë i barabartë dhe të ushtrojë pushtetin e tij. Ne do të bëjmë që demokracia jonë të lëvizë e të mos bjerë më në gjumë. Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara.
Fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur, të droguar, të një sekti pervers që nuk ka asnjë respect për demokracinë, për të vërtetat që është gati të nxjerrë në shitje cdo interesit të vendit tonë dhe Kosovës për të qëndruar në pushtet.
Asnjë miuntë kohë nuk duhet t’i lëmë kësaj qeverie gangsterësh që mendon se përmes frikës e shantazhit mund të shkatërrojë të ardhmen e vendit tonë dhe të na largojë të rinjtë nga Shqipëqria, por edhe ata që mbeten këtu t’i vendosë nën shërbimin e saj të verbër. Kjo histori ka përfunduar këtu”.