Meta: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar Besëlidhjen e Lezhës, aktin e unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit. Nisur nga kjo, Meta thotë se vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!

“Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!

Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 202”, shprehet Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të…

Swiss Digital Mobile Reklama

Pubblicato da Ilir Meta su Martedì 2 marzo 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?